Malush Fanaj, veteran i UÇK-së tani afaristë i dalluar- Ndjenjat e mija vërtetë kanë qen të përziera me gëzimin dhe pikëllimin sepse ne çdo moment me kujtoheshin dëshmorët

0

                                          Po si pjesëtarë i Ushtrisë me te lavdishme te kombit ton ditën e çlirimit të Prizrenit. e kam përjetuar si një gëzim shumë të madh dhe të pa përsëritshëm,sepse ishte arrit diçka qe me shekuj kanë derdhë gjak shumë brez pas brezi për këtë ditë. Mirëpo nuk ka qenë një ditë e  pa pritur sepse qysh ditën kur iu bashkova UÇK-së e kam ditur se kjo ditë do të vij-të them të vërtetën i pari kujtim qe me ka ra ndërmend ka qenë thënia e Zafir Berishës në ofensivën e korrikut te vitit 1998 ne Vërri ku pas një beteje u tërhoqën ushtria e policia serbe atëherë Zafa e ndezi një cigare edhe tekstualisht. sot tha fituam po pritem Qanqe se shumë shpejt ka mu ul ne vendin tanë domethënë Qanqe në atë kohë ishte serbi kryetari i Prizrenit. Pas kësaj ndjenjat e mija vërtetë kanë qen të përziera me gëzimin dhe pikëllimin sepse ne çdo moment me kujtoheshin dëshmorët ata qe na mungonin shokët e kushërinjtë e sidomos kom Xhevat Berisha qe aq shumë me ka inspiruar e me ka bërë të ndihem i fort sa qe nuk përshkruhet me fjalë thosha vet me vete dhe them edhe sikur ti trazoj e ta shohin se u çlirua Prizreni e krejt Kosova/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *