Manipulimi dhe denigrimi i identitetit të Shtetit të Kosovës dhe rreziqet e degradimit të Statusit Shtetëror-Shkruan;Hisen BERISHA,Deputetë.

Në dritën e ngjarjeve të fundit, rreth “Procesit Berlinit” dhe rreziku i përjashtimit – CEFTA, duket se ka një përpjekje sistematike për të manipuluar dhe denigruar identitetin shtetëror të Republikës së Kosovës, çka përbën një mashtrim të rëndë ndaj qytetarëve dhe vetë institucioneve të saj. Raste që dëshmojnë për këtë degradim përfshijnë: Vendosjen e UNMIK-ut në zyrat e Kryeministrit dhe zgjerimi i kompetencave të tij – Nga një rol i kufizuar vetëm në veriun e Mitrovicës, UNMIK-u tashmë duket se ka intensifikuar praninë dhe ndërhyrjen e tij, çka bie ndesh me sovranitetin e Republikës së Kosovës. Më herët, në procesin e aplikimit për anëtarësim në KE, në letrën e Dora Bakojanis dërguar në Këshillin e Evropës (KE), Kosovës i referohet si “Kosovo*” dhe jo me emrin kushtetues “Republika e Kosovës”. Kjo e përjashton Kosovën nga statusi i plotë shtetëror dhe e redukton në një entitet që merr detyrime, por jo përfitimet e një shteti të barabartë në Bashkimin Evropian. Pa anashkaluar përfaqësimet në forume ndërkombëtare nga MPJ dhe qeveria Kurti deri te Presidentja e Kosovës, si një pikë e zezë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kemi heqjen e masave të kërkuara nga CEFTA dhe përfaqësimin në Procesin e Berlinit – Përfaqësimi i Kosovës është bërë vetëm si “Kosovo”, duke shmangur emrin kushtetues dhe duke e trajtuar atë si një vend, e jo si një shtet me të drejta të plota. Kjo situatë ngre një pyetje thelbësore: A është më e rrezikshme për Kosovën që të degradohet nga emërtimi kushtetues, duke i rrënuar statusin si shtet i pavarur në mekanizma ndërkombëtarë, apo që të trajtohet si një entitet i përfaqësuar nga mekanizma ndërkombëtarë, siç është përfaqësimi i pasivizuar nga UNPO (Unrepresented Nations and Peoples Organization), ku Kosova figuron si anëtare? A po përjeton Republika e Kosovës një degradim të rrezikshëm të statusit të saj të shtetësisë në skenën ndërkombëtare? Kjo është çështja që duhet të shqyrtohet me urgjencë nga institucionet tona dhe nga qytetarët./www.QendraPress.com/