Marrëveshja e sotme kap vlerën rreth 1 milion euro, e që në Serbi do të paraqitet si “Made in Kosova”.
Sot, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Agrokosova Holding nga Suhareka realizuan aktivitetin “Vjelja e Rrushit Kosova 2020” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po JU?”, ku të pranishëm ishin shumë biznese, përfaqësues të qeverisë qendore dhe kryetari i komunës së Suahrekës.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha me këtë rast se prodhuesit vendës po fuqizohen dita ditës si dhe është rritur vetëdija për konsumim të produkteve vendëse.“Sot po fillojmë më ndryshe se viteve të kaluara për shkak të pandemisë dhe prandaj ky aktivitet ka të bëjë me promovimin, punësimin dhe eksportin dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet kompanisë kosovare dhe asaj nga Serbia.
Marrëveshja e sotme kap vlerën rreth 1 milion euro, e që në Serbi do të paraqitet si “Made in Kosova”.Sipas tij, institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë sa i përket rimëkëmbjes ekonomike në kohë të pandemisë. Sektori privat nuk rritet me deklarata mediale, por rritet me ndihma të drejtpërsëdrejta”.“Për herë të parë në histori ka nevojë për ndihmë sektori privat që çuditërisht Kuvendi po heziton që t’i implementoj disa ligje që ka të bëjë me rimëkëmbje ekonomike dhe me ratifikim të disa marrëveshje që kanë të bëjnë me sektorin privat”, tha Shahini.
E pronari i “Agrokosova Holding”, Haziz Tafaj, tha se kanë investuar në ruajtjen e traditës, duke investuar në teknologji të re. Ai më tej shtoi se produktet e tyre eksportohen në shumë shtete të botës dhe se janë vlerësuar për cilësi.“Gjendemi në kohën e vjeljes së rrushit dhe asaj të verës ku së bashku më komunën e Suharekës organizojmë festivalin e vjeljes, por këtë vit për shkak të pandemisë nuk kemi mundur ta organizojmë në mënyrë tradicionale”.
Kurse kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se Suhareka njihet si vendi i kultivimit të hardhisë së rrushit, dhe në pozitën time si Kryetar i kësaj komune jam në anën e bizneseve dhe do të jem çdo herë “E kam një apel për Kuvendin e Kosovës që sa më shpejt t’i aprovojnë ligjet që kanë të bëjnë më rimëkëmbje ekonomike që ka nevojë gjithë komunat e Kosovës”, tha ai.
Hasan Ahmetaj këshilltar I ministrit për Ekonomi në Minstrinë e Tregtisë dhe Industrisë, njoftons e “Pas marrëveshjes ekonomike në shtëpinë e bardhë për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, vjen dhe marrëveshja e parë tregtare mes operatorëve ekonomik të Kosoves dhe Serbisë e organizuar nga AKB.
Sot ,prodhuesi “Agrokosova Holding” nga Theranda dhe kompania “Eurotest doo” nga Serbia nënshkruan një kontratë me vlerë 1 milion euro e cila ka si objekt eksportin ne tregun e Serbisë të verave Kosovare.
Në këtë takim si perfaqesues të MTI-se morrën pjese këshilltaret z.Hasan Ahmetaj dhe z.Afrim Tejeci , të cilët inkurajuan prodhuesit vendor dhe promovuan politikat e MTI -se dhe të ministrit z.Vesel Krasniqi për projektin e rimëkëmbjes ekonomike që pritet të votohet së shpejti në Parlamentin e Kosovës.
Ata u zotuan se do të angozhohen në mbështetje të vazhdueshme të prodhuesëve vendor për të ruajtur stabilitetin e tyre në këtë kohë të vështirë pandemie./qendrapress.com/