Marshi në shtigjet dhe ecja në rrugët e lirisë ” Shtigjeve të lirisë-Agim Shala” .Shkruan;Armend Mehaj
Sot, së bashku me gjeneral Cikaqin dhe shumë veteranë e qytetarë të Anës së Vërrinit e gjithandej Kosovës, marshuam në shtigjet e luftëtarëve të lirisë, të prirë, 23 vjet më parë, nga Heroi i Kombit, Agim Shala.
Sot, për herë të parë është organizuar marshi ” Shtigjeve të lirisë-Agim Shala”, në përkujtim të Heroit dhe dëshmorëve të rënë në 23 vjetorin e ” Epopesë së Vërrinit”.
Emocion i veçantë ishte përqafimi me Nënëloken dhe vëllain e Heroit, Fidanin që, lirisë së Atdheut, i falën tre dëshmorë. Sikur u thashë edhe të pranishmëve, është ndër që të jeshë pjesë e këtij aktiviteti kushtuar dëshmorëve, dhe brezat e rinj duhet të mësojnë nëpër institucione shkollore për historinë e lavdishme të vendit tonë.
Organizimet e përvjetorëve dhe ngjarjet përkujtimore për luftën dhe heronjtë e saj , nuk duhet të jenë vetëm simbolike, por detyrim yni i çdokohshëm. Marshi në shtigjet dhe ecja në rrugët që na trasuan ata, na garanton të ardhmen më të ndritshme dhe më të sigurt.
E skalitur kudo, qoftë madhështia e Betejës së Jeshkovës!
Lavdi e përjetshme për Heronjtë e Vërrinit dhe gjithë të rënët për Lirinë e Atdheut!.Shkruan Armend Mehaj /qendrapress.com/