Martesën Besnik S. Thaçi dhe Albina Ramiz Çoçaj ,e bënë tek lapidari i babit, Dëshmori Sinan THAÇI.

Martesën Besnik S. Thaçi dhe Albina Ramiz Çoçaj e bënë tek lapidari i babit të Dëshmorit Sinan THAÇI  i rënë në  betejën e  Koshares. Derisa lapidari i Dëshmorit Sinan Thaçi në  Zojz të  Prizrenit sot, na rikujtoi  fjalën e dhënë dhe Besën e madhe të Kuvendit  të Lisave të Zojzit, aty ku Besa e Fjala  kishin vlerën e  jetës.

Sot, pwr familjen e Besnikut ishte një dite e veçantë ,gëzimi dhe lotët nuk përmbahen. Sepse  martesa u bë tek lapidari i babit të  Besnikut, si një  dëshmi se  këta bijë të  kësaj toje nuk e harrojnë atdheun dhe  gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës.

Urime martesa Besnik S Thaçi dhe Albina Ramiz Çoçaj u trashëgofshi ,paçi jete te gjate, të lumtur,shëndet dhe harmoni. Nga ju e  dimë  se do lindin ushtar/e të rinj që do ti dalin zot Atdheut , për sot e mot. Këto dasma në vetë kanë  më shuam se një traditë kombëtare, kanë një  amanet  të Atdheut se  ata  që u bënë fanar lirie  do të rikujtohen saherë që  jeta të na bëjë bashkë ën gëzime  e hidhërime/www.QendraPress.com/