Martin Berishaj po i mbijeton me sukses skandalit, shihet me Gërvallën në Dubrovnik
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme po merr pjesë në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut. Me të është parë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit është përmendur në një skandal për shpërlarje të parave.Ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi. Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.Berishaj, supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.Pjesëmarrjen e Gërvallës në Forumin e 15-të Ndërkombëtar e ka kumtuar Ambasada e Kosovës në Zagreb.