Masat anti-Covid: Mbi 13 mijë kosovarë kanë thyer ‘izolimin’ për ta kaluar fundjavën në Shqipëri

0

Vendosja e masave të reja kundër COVID-19 ku përfshihet edhe mbyllja e gastronomisë dhe qendrave tregtare deri më datë 18 prill, ka bërë shumë qytetarë të Kosovës që t’ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar këtë fundjavë. Radhë të gjata të veturave janë parë gjatë ditës së premte në kufirin me Shqipërinë.Rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar kufirin me Shqipërinë për të kaluar fundjavën pas vendosjes së masave të reja në Kosovë, raporton Klan Kosova.
Ndërkohë deri në orën 17:30 sipas staistikave zyrtare të Policisë së Kosovës kufirin e kanë kaluar 11 mijë e 570 qytetarë.Lajmin e ka bërë të ditur për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.Sipas Krasniqit nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë në dy pikë kalimet kufitaret në Vërmicë dhe Morinë prej orës 00:00 të datës 9 prill kufirin e kanë kaluar 11 mijë e 570 qytetarë.“Këto janë statistikat në dalje nga Kosova për nmë Shqipëri për datën 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri në ora 17:30. 2 mijë e 788 vetura, 29 autobusë, 322 kamionë me gjithsej 11 mijë e 570 pasagjerë”, ka bërë të ditur Krasniqi.Për ata që duan të kalojnë kufirin me Shqipërinë ose anasjelltas, aktualisht nuk ka ndonjë masë ndaluese apo kërkesë për tu pajisur me test negativ PCR.Shqipëria javëve të fundit ka shënuar rënie të vdekjeve dhe rasteve të reja si pasojë e COVID-19 derisa në Kosovë ato janë rritur dukshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *