Masat antiCOVID që pritet të merren nga Qeveria: Hapen shkollat e çerdhet, lejohet shërbimi në gastronomi në 50% të hapësirave të mbyllura
Qeveria e Kosovës pritet të merr vendim për masa të reja antiCOVID, të cilat sipas rekomandimeve të IKSHPK-së do të lirohen.Telegrafi ka siguruar një pjesë të masave, ku sipas rekomandimeve të IKSHPK-së pritet që shkollat dhe çerdhet të hapen nga data 27 shtator.Po ashtu, pritet të lehtësohen edhe masat në sektorin e gastronomisë.Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, për miratimin e këtyre masave pritet të mbahet gjatë ditëve në vijim. Masat që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës:Shkolla dhe çerdhet hapen me prani fizike, duke respektuar udhëzuesit përkatës.Do të bëhen teste periodike të nxënësve dhe fëmijëve me qëllim identifikimin sa më të shpejtë të rasteve të infektimeve. I bëjmë thirrje të gjithëve, në veçanti prindërve që të vaksinohen sa më parë në mënyrë që të garantohet vijueshmëria e procesit mësimor.Procesi i arsimit të lartë do të fillojë sipas udhëzuesve përkatës, duke u siguruar që respektohet distanca prej 1.5 metrave në mes personave.Orari i kufizimit të qarkullimit të qytetarëve mbetet i njëjti, pra nga 22:00 deri në ora 05:00.Nga e hëna, 27 shtator, gastronomia lejohet të shfrytëzoj 50% të hapësirave të mbyllura – por për të hyrë brenda këtyre hapësirave klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë kartelën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse hapësirat e hapura do të vazhdojnë të shfrytëzohen deri në 70% të kapacitetit. Orari i gastronomisë mbetet po ashtu i njëjtë.Po ashtu, edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë bërë të ditur se këto masa i kanë diskutuar në takimin që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.Takimi ka qenë virtual ndërkaq, sipas komunikatës ministri Vitia në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tanishme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie dhe informoi ata me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021. /Telegrafi/