Masat e reja anti-Covid, ndalojnë ritin e sakrifikimit te kafshëve për Kurban Bajram

0

       Masat e reja të ndërmarra nga   Qeveria e Kosovës, për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, e pamundësojnë edhe therjen e kafshëve në mjedise të hapura, njofton Insajderi.

Kjo masë vjen pak ditë para festës së Kurban Bajramit, festë kjo e cila shoqërohet me therje të kafshëve si shenjë sakrifice.

Po ashtu një ndër masat e qeverisë për parandalimin e Covid-19 është edhe pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Por pa specifikuar nëse bën përjashtim falja e Kurban Bajramit apo jo.

Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.

Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *