Masat e reja që pritet të merren nga Qeveria: Kthehet ora

0

                Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia sa i përket masave të reja anti-COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës. Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

“Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi pas takimit me ministrin Vitia .Pas diskutimeve që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia me nivelin komunal, priten që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti i ri shkollor shtyhet deri më 13 shtator.

Ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

htGastronomia të mbyllet nga ora 21:30

Te shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116,Furnizimi me barna esenciale me kërkesë të komunave do të realizohet 92 për qind. Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit. Rreth 470 mije vaksina COVAX vijnë në javën e parë të shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *