Masat e reja të propozuara nga qeveria Hoti shkojnë në atë drejtim që çdo ditë e më tepër po shkelen të drejtat themelore të njeriut,
Faik Miftari avokat, pyetjes se cili është vlerësimi Juaj për masat e reja të qeverise Hoti për coronavirushin?ai tha;- “Masat e reja të propozuara nga qeveria Hoti shkojnë në atë drejtim që çdo ditë e më tepër po shkelen të drejtat themelore të njeriut, dhe në rast se vazhdon me këto masa rigoroze edhe më tutje atëherë nuk do të jetë fare e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi nuk i mbetet gjë tjetër çfarë të ndërmerr më tutje.
Por, që në fillim të ndalosh aktivitete që kanë të bëjnë me rrite fetare, është me të vërtet anakronike dhe jo e drejtë. Të ndalosh ushtrimin e riteve fetare në xhamia dhe kisha, përkundër asaj, se tani në xhamia nuk ka as 10 persona që falin rregullisht, për shkak të kufizimeve të ndalimit nën moshën 16 vjeçare dhe mbi 65 vjeçare, me të vërtet kësaj qeverie nuk i jep nderë.
Po ashtu pjesëmarrja në varrime është vetëm nga gjiri i ngushtë familjar dhe në të pame përveç familjarëve nuk po shkojnë tjerë, nuk e di se çfarë ka dashtë me këtë vendim të bëjë qeveria Hoti.”/qendrapress.com/