Masat kufizuese vazhdojnë edhe më tutje

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë me dije se në dy javët e fundit ka pasur ulje të rasteve të reja, si pasojë e masave të ndërmarra.


Zemaj ka thënë se masat që janë në fuqi duhet të vazhdojnë edhe më tutje në mënyrë që efekti të jetë edhe më i madh.

Ai ka bërë të ditur se bë zonën e kuqe tani janë vetëm 16 komuna, në të verdhen 9, zonën e gjelbërt kanë kaluar 13 komuna.

“Këto masa patjetër duhet të vazhdojnë për të pasur efekt në numrin e lakores së të infektuarve dhe të vdekjes. Në zonën e kuqe kemi ndryshime, tani janë vetëm 16 komuna, në të verdhen 9, zonën e gjelbër kanë kaluar 13 komuna. Ftojë qytetarët të jenë të kujdesshëm, secili qytetarët e ka obligim të zbatojë këto masa në interes të ruajtjes të shëndetit. Spitalet janë mbingarkuar, andaj të tregohemi të kujdesshëm”, ka thënë ai.

Ministri Zemaj tha se masat e marra për COVID-19 duhet të vazhdojnë me një intensistet të shtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *