Masat parandaluese duhet të përqëndrohen në vetëdijsimin e qytetarëve në respektimin e masave parandaluese tanimë të njohura
Lidhur me rikthimin e ndalesave per shkaka të corobavirusit Munir Basha,ish zv ministë r I drejtë sisë tha “ Përkeqësimi i gjendjes ne vendin tonë me pandeminë Covid-19 natyrishtë që imponon institucioneve kompetente shëndetsore dhe qeveritare të ndërmarrin masa imediate parandaluese për zbutjen dhe tejkalimin e gjendjes së rëndë në të cilën gjindemi.
Pyetja esenciale,si çdohere, por edhe tash është nëse ato janë adekuate?
Konsideroj se mosdisiplina qytetare dhe injorimi i seriozitetit të rrezikut real nga coronavirusi si pasojë e mënyrës së menduarit të një pjese të konsiderueshme të popullatës kanë qenë arsyet kryesore të përkeqësimit të gjendjesë pandemike.Andaj,edhe masat parandaluese duhet të përqëndrohen në vetëdijsimin e qytetarëve në respektimin e masave parandaluese tanimë të njohura pë të gjithë që kanë të bëjnë me mbajtjen e higjienës personale,distancës fizike dhe vendosjes së maskave në vende publike.Ekspertët shëndetsor,si tek ne ashtu edhe gjithandej nëpër botë janë të pakompromis se respektimi strikt i këtyre masave është rruga pa alternativë në parandaliminin e kësaj pandemie.
Lidhur me masat e Qeverisë,konsideroj se duhet të veproj më tepër me masa vetëdisuese dhe disiplinuese,përfshirë edhe sanksionet me gjobë për mosrespektimin e masave parandaluese.Sa i përket,masës qeveritare lidhur me përkufizimin e lëvizjes,mendoj se është joproduktive dhe aspak e popullarizuar.
Në vend të përkufizimeve të lëvizjes së qytetarëve,Qeveria Hoti duhet të jetë aktive në vetëdijsimin qytetar për respejtimin e masave parandaluese duke përfshirë edhe sanksionet me gjobë monetare për mosrespektimin e tyre.Por,paralelishtë me këto masa,Qeveria e Kosovës duhet të filloj sa më parë me realizimin e pakot emergjente,financiare dhe zhvillimore për të cilët u zotua në programin e tij qeverisës kryeministri Hoti.
Jetësimi i Pakosë qeveritare në vlerë prej mbi 1 miliardë euro në mënyrë direkte do të ndikoj edhe në disiplinimin e qytetarëve në respektimin e masave në parandalimin e pandemisë.Zbutja e gjendjesë së rëndë ekonomike e qytetarëve me masat qeveritare, pa dyshim qe do rrisë edhe disiplinën e qytetarëve në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit Covid-19!”/qendrapress.com/