MASHTRIMI I MADH!-Shkruan ;Zafir BERISHA
Në Kosovë, me vite të tëra është investuar nga çarqet e caktuara për të arritura deri te mashtrimi i madh i 14 shkurtit 2021 .Kriza morale që ka kapluar shoqërinë tonë, vije edhe si rezultat i mungesës së mendimit kritik e cila nuk ishte në gjendje ta kuptonte luftën propagandistike-psikologjike të përgatitur në kuzhinat e Beogradit.
Triumfi i UÇK-së dhe NATO-s mbi forcat e okupatorit serbo-sllavë në qershor të vitit 1999, krijoj rrethana të reja historike në Kosovë!Mbeturinat e okupatorit serb me ndihmën e regjimit të UNMIK-ut u infiltruan në jetën publike dhe institucionale, që filluan të krijoheshin pas luftës në Kosovë, me misionin e tyre për ti shërbyer Serbisë në rrethanat e reja. Fillimisht në bashkëpunim me aleatët tradicional të Serbisë dhe Rusisë brenda UNMIK-ut, shantazhuar dhe ngritën kurthe për ish luftëtar të UÇK-së dhe veprimtar politik, e cila u shoqërua më një arsenal të madh propagandistik të mediave që financoheshin nga lobi sllavë përmes shpifjeve, linçimeve dhe akuzave të pa baza.
E gjitha kjo që u përgatit në Serbi dhe u plasu në Kosovë nga argatët e saj, u përdorë me mjeshtri nga sekti në pushtet për ti shpërla trurin një pjese të madhe të qytetarëve të cilët nuk ishin në gjendje ta dallonin të bardhën nga e zeza dhe çka është lajm dhe çka është dezinformat.
Situata e rënduar politik, ekonomike dhe e sigurisë në vendin tonë, e cila derivon si rezultat i adoleshencës politike në pushtet, shtron nevojën për një front të përbashkët demokratik, për ti shpëtuar të arriturat e mëdha të shtetit të Kosovës, që nga lufta e UÇK-së e deri më sot, e që po rrezikohet nga papërgjegjësia dhe padijenia e suitës në pushtet.
Zafa/www,QendraPress,com/