Mashtruesit dhe të mashtruarit që e themeluan Gjykatën Speciale! Shkruan;Zafir Berisha zv Ministër
Senatori zviceran Dick Marty me ndihmën e shërbimit sekret të Serbisë dhe Rusisë dhe ndonjë argati të mbetur në Kosovë, duke përdorë një propagandë të poshtër kundër luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së, për gjoja transplantimin me organe, arriti të mashtroj deputet të BE që të miratojnë themelimin e një gjykate për me i hetuar pretendimet e një senatori që financohej nga lobi ruso-serb! Mashtrimi nuk mbeti vetëm të deputetët e Parlamentit Evropian, ky mashtrim u bartën edhe te deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët ishin të bindur se nuk ka ndodhur transplantimi me organe nga UÇK-së dhe u mashtruan duke votuar themelimin e një gjykate politike e cila qē në fillim është ditur se do të jetë e njëanshme dhe do të provoj në emër të drejtësisë dhe “pajtimit” të barazoj luftën për liri të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë! Çka po ndodhën tash? Askund dhe te askush nga ata që po atakohen nga kjo gjykatë nuk po përmendet transplantimi me organeve, por po provohet të poshtërohet ish luftëtari i UÇK-së me arrestime spektakulare e me akuza si pjesëmarrës i “organizatës kriminale të UÇK-së” terminologji kjo që askund nuk është përmend deri kur u mashtruan deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë!!! Tashmë nuk është ndonjë zbulim epokal nëse themi se edhe te faktori ndërkombëtar që insistoi të themelohet kjo gjykatë, kemi mendimi të ndryshme, një pjesë mendojnë që vërtet gjykata të bëjë përpjekjen për “drejtësi” dhe të tjerët që po mendojnë që gjykatën ta përdorin për llogari të tyre të brendshme në shtetet e tyre ku komuniteteve ( pakicave kombëtare) ju shkelen të drejtat themelore dhe lavdia e luftës së UÇK-së mos të merret si guerilja më e suksesshme e shekullit 20 që preku ndërgjegjen e botës demokratike./qendrapress.com/