Maturës shtetërore në  Prizren i nënshtrohen 1926 maturantë në 15 qendra të  testimit

                    Sot në  gjithë Kosovën testit të maturës  i nënshtrohen 19 mijë e 200  maturantë .prej tyre do të i nënshtrohen testit të maturës, ku nga rezultatet nga, suksesi i këtij testi  fitohet drejta e tyre për shkollimin e mëtejmë. Ku për fat të  keq , 500 nxënësve iu është refuzuar kjo e drejtë, për shkak të mos aplikimit të saktë, ose problemeve që kishin me E-Kosova. Derisa në  Prizren maturës shtetërore në  Prizren i nënshtrohen 1926 maturantë  prej këtyre  1690 maturantë  shqiptarë. 128 maturantë të komunitetit boshnjakë  dhe 108 nga  komuniteti turk . të  gjithë  këtë  i nënshtrohen këtij testi në 15 qendra të  testimit. Sot drejtoresha e DKA  -së,Luljeta  Veselaj Gutaj, bashkë me koordinatorin e  këtij testi Reshit Kushaj  kanë  bërë një  vizitë në  Gjimnazin’’ Gjon Buzuku’’ në Prizren. Ku me  këtë rast  për  media  drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj  tha se   në  15  qendrat e testimit në Prizren, ka  filluar  mbajtja e   këtij tasti pa asnjë  problem dhe ka filluar mbarë. Jam e bindur në suksesin e  këtyre  maturantëve, por shqetësuese  mbetet ,  që  për shkak të   rrethanave teknike me  aplikimin ‘’ E- Kosova’’  kanë mbetur  disa nxënës   pa të drejtën e hyrjes në këtë test, për ne edhe  një nxënës është shumë andaj  kemi këtë shqetësim . nga  Komuna  jonë  janë 63 administrues, kurse  ata të angazhuar nga niveli qendror  ka studentë që pos emrin skano  asgjë tjetër dhe kjo  është pak si shqetësim tha ajo. Kurse  drejtoresha e gjimnazit ‘’Gjon Buzuku’’Gylaj Shipkovica me këtë rast  tha se ne  gjimnaz  janë dy qendra testimi më 32o maturantë dhe  ne për këto teste  kemi bërë përgatitje të duhura, po është  për keqardhje që 5 nxënës  të  gjimnazit  nuk e kanë fituar të drejtën ne  testimit pa fajin tyre  th ajo, kurse ajo pohoi se  çdo gjë ka filluar ,barë  dhe  mirë  besojnë se do të kryhet. Testi i maturës shtetërore është njëra nga  sprovat më të rëndësishme  për maturantë që pastaj ata  të fillojnë  karrierën e tyre shkollore për profesionet e së ardhmes./Rtv Besa/ transmeton/QendroPress.com/