Mbahen “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Hasit – zbulohet shtatorja e Pjetër Bogdanit

Në Zym të Hasit sot u zhvillua edicioni i 54-të i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili i kushtohet jetës dhe veprës së shkrimtarit të shquar Shtjefën Gjeçovi.Ky vit solli një moment të veçantë përmes zbulimit të shtatores së Pjetër Bogdanit, duke e bërë këtë edicion edhe më madhështor dhe të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.“Takimet e Gjeçovit” vazhdojnë të jenë një ngjarje kyçe kulturore, që promovon trashëgiminë e pasur të Hasit dhe kontribuon në zhvillimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare në mbarë rajonin. Nw kwtw manifestim po merr pjesw edhe krystari I komuns Shaqir Totaj dhe drejtori DKRS Adem Morina si dhe, komuniteti lokal dhe vizitorët nga rajoni nderojnë figurat më të shquara të historisë dhe letërsisë shqiptare, duke ruajtur gjallë traditat dhe vlerat kulturore.Krytari Totaj me këtë rast tha ‘’ Në Zym sot, u mbajt edicioni i 54-të i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit të madh Shtjefën Gjeçovi. Këtë vit, festa u bë edhe më madhështore me zbulimin e shtatores së Pjetër Bogdanit.
“Takimet e Gjeçovit” mbetet një ngjarje e rëndësishme kulturore që promovon trashëgiminë e pasur të Hasit dhe kontribuon në zhvillimin e kulturës e letërsisë shqiptare në mbarë rajonin./QendraPress/
Top of Form
Bottom of Form