Mbahet takimi i parë për vitin 2025 me punëtorët e QKMF-së në Rahovec.

Në Rahovec, u mbajt takimi i parë për vitin 2025 me punëtorët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për investimet që po ndodhin, mbarëvajtjen dhe cilësinë e shërbimeve, si dhe për zgjerimin e mundësive për vitin 2025.
“QKMF ‘Dr. Fahredin Hoti’ ka shënuar përparime të dukshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e Komunës