Mbahet vazhdimi i mbledhjes së III (tretë) të Kuvendit të Komunës së Prizrenit
Sot, mbahet vazhdimi i mbledhjes së III (tretë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Mbledhja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”
Mbledhja do të vazhdoj me pika të mbetura nga mbledhja e kaluar, me këtë rend dite:
9. Rishqyrtimi i vendimit Nr. 001.011-49515, sipas kërkesës së MPL-së, miratimi i Propozim-Rregullores për ndryshim-plotësimin e Rregullores Nr. 01/011-219796 të datës 24 dhjetor 2015, të Kuvendit të Komunës mbi aplikimin e tatimit në pronën e paluajtshme në Komunën e Prizrenit.
10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim me qira të pronës komunale objekteve-lokaleve, si dhe hapësirës publike me kohë afatshkurtër dhe formimin e komisionit vlerësues dhe komisionin e ankesave;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Nr. 01/011-9014 për ndarjen e subvencioneve;
12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e memorandumit të mirëkuptimit për financimin e “Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve”.
13. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen “Nderi i Qytetit” për z. Halil Kastrati.
14. Shqyrtimin dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë me kompensim të pronës komunale.