Mbetje mortore gjenden në Prizren
Mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut, janë gjetur në Prizren, të enjten. Raportuesi që e lajmëroi rastin në polici kishte qenë duke e hapur një varr kur ka vërejtur mbetjet. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.