Mbetjet mortore të një individi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë janë gjetur në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.
]
Mbetjet mortore të një individi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë janë gjetur në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.
Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur përmes një komunikate për media.
Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit, Anidn Hoti ka njoftuar sse gërmimet e filluara paradite kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.
Ai ka bërë të ditur se pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
“Vazhdojnë gërmimet në kërkim të personave të zhdukur me forcë
Pas përfundimit të gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës, në zbatim të Planit të Punës, pas konsultimeve ndërinstitucionale ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës , me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sot kanë vazhduar me gërmimet në lokacionin e varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit.
Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.
Pas zhvarrimit do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/