Mbi 12 mijë, numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë
Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë tashmë ka kaluar mbi 12 mijë, njofton Insajderi.
158 rastet e ditës së enjte e quan numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 12.006.
Që nga 13 marsi kur u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë testuar 45 mijë e 868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Edhe numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë. Deri më tani 438 pacientë humben jetën nga ky virus.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639