Mbi 121 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, Nagavci: Transferi i mjeteve nis nga java tjetër
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se deri më tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në platformën E-Kosova ka shkaur në 121 mijë e 200.
Sipas Nagavcit, transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar do të fillojë që nga java e ardhshme.
“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”.
“Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, shkroi Nagavci.Edhe këtë vit, njëjtë si vitin e kaluar, ministria e Arsimit, ka njoftuar se tekstet shkollore do të blihen nga prindërit, të cilët do të subvencionohen nga MAShTI