Mbi 180 mijë qytetarë do të përfitojnë nga vendimi i Qeverisë për shtesën e pensioneve

0

                               Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që të rris për 10 euro vlerën e pensioneve bazë për tre muajt e ardhshëm, por ta largoj shtesën prej 30 euro që ishte marr nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se pensionet të cilat janë nën vlerën e 100 eurove, do të bëhen 100 euro për tre muajt e ardhshëm, ndërkaq familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30 për qind të ndihmës aktuale.“Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratuar në Kuvend. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë̈ e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro. Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, ka shkruar Murati në Facebook. Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2020 janë 142 mijë e 280 pensionistë të moshës që marrin nga 90 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *