Mbi 213 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 21 mijë e 903 doza të vaksinës kundër COVID-19.MSH bën të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.Deri më sot 213 mijë e 279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Njoftimi i MSH-së:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.903 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 601.701 doza të vaksinës.Deri më sot 213.279 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.Në total numri i rasteve aktive është 10.183.