Mbi një mijë nxënës të komunës së Prizrenit sot garuan në të gjithë disiplinat sportive e kulturore për nder të 17 Shkurtit.
Nxënës, mësimdhënës e prindër të komunës së Prizrenit sot garuan në të gjithë disiplinat sportive e kulturore për nder të 17 Shkurtit. Në stadiumin qytetit të Prizrenit’’Përparim Thaçi’’, sot, në praninë e mbi 3 mijë nxënësve, mësimdhënësve, dhe prindërve, mbi njëmijë nxënës nga të gjitha shkollat e komunës së Prizrenit garuan në të gjitha disiplinat sportive e kulturore për të treguar sukseset e tyre. Në këtë event madhështor mori pjesë edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj, kryesuesja Antigona Bytyqi, drejtorët e ekzekutivit si; Luljejta Veselaj Gutaj,Çelë Lamaj. Islam Ukimeri,dhe të tjerë dhe gjithë stafi i drejtorisë së Arsimit si organizatorë të këtij eventi, për të filluar këtë festë të 16 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në këtë qytet. Fillimisht nxënësit në stadium u ndanë secili në këndin e tyre, kurse fillimin këtij manifestimi madhështor nën tingujt e melosit popullor e filloi kryetari i komunës Shaqir Totaj, duke uruar këtë vigjilje ët pavarësisë dhe nxënësit e të pranishmit e shumtë që sot po e madhështojnë këtë organizim.
Drejtoresha e Arismit Luljeta Veselaj Gutaj tha se sot këtu jemi mbledhur mbi 3000 qytetarë të komunës sonë dhe nxënës nga të gjitha shkollat e komunës për të shënuar këtë festë madhështore, këtu ku pikërisht para 25 vitesh as që ke guxuar të hyjsh, kurse sot nxënësit këtu në të gjitha disiplinat sportive e kulturore po garojnë të lumtur, urime të gjithë juve pjesëmarrëseve tha ajo
Nxënës të të gjitha sokolave garuan në disiplina tët ndryshme si në ;futbollë, basketboll, voelejbollë, shah , mundje pastaj lojëra m litarë e tjera garuan për të treguar suksese sa më të mira /www.QendraPress.com