Mblidhen 23 mijë franga zvicerane në Cyrih, për blerjen e medikamenteve mjekësore për nënat dhe fëmijët në Kosovë

                       Përmes një komunikate për media organizatorët e mbrëmjes bamirëse “Shpëto Jetë”, kanë njoftuar se gjatë kësaj mbrëmje janë mbledhur 23,000 mijë franga zvicerane.Këto mjete sipas tyre janë mbledhur me qëllimin e ngritjes së fondeve të cilat do të destinohen për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve për nënat dhe fëmijët në Kosovë.Në këtë mbrëmje bamirëse e cila u shoqërua me darkë dhe muzikë nga bendi i njohur nga Kosova “Don’t listen to your neighbors”, ishin të pranishëm shumë personalitete të shquara nga fusha e shëndetësisë, artit dhe përfaqësues të kompanive dhe bizneseve të ndryshme shqiptare të cilët dhanë kontributin e tyre duke dhuruar fonde për të ndihmuar dhe mbështetur programet e AMC-së.Drejtori Ekzekutiv i AMC-së Vlorian Molliqaj, falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme dhe foli për rolin e mërgatës në ndryshime rrënjësore përmes filantropisë, duke u fokusuar në sistemin shëndetësor në vend. “Ne në AMC besojmë që duhet zgjidhur problemin në rrënjë. Ne besojmë që duhet ta forcojmë sistemin shëndetësor. Sepse me një sistem shëndetësor ku nuk mungojnë pajisjet mjekësore e barnat esenciale, e ku kapacitetet e punonjësve shëndetësor ngritën vazhdimisht, do të mund të trajtohet secili fëmijë e secila grua. Pavarësisht kushteve ekonomike e sociale. Pavarësisht se a jeton në fshat apo ne qytet.” u shpreh Molliqaj në fjalën e tij.

Foto gjatë natës bamirëse për mbledhjen e këtyre fondeve në Cyrih

Prof. Dr. Omer Dzemali, në një fjalim rasti foli për angazhimin e AMC-së duke çmuar lartë punën e palodhshme dhe duke bërë thirrje që sa më shumë të ndihmohet misioni i AMC-së.

Ngjarja bamirëse “Shpëto Jetë” edicioni i 4-të, e cila u mbajt në qytetin e bukur të Cyrihut, nuk do të ishte e mundur pa sponzorët të cilët na mbështetën për realizimin e kësaj ngjarje: Lika Group Ag – Sponzor i artë, Sëiss Management – Sponzor i Artë, Neumarktpraxis – Sponzor i Bronztë, Reci IT Solution – Sponzor i Bronztë, Aeg Montage – Sponzor i Bronztë, Rromir Imami (rrimphoto) Sponzor i Argjendtë, Milky Ëay Creative – Sponzori  Arg, Aubrey Restaurant – Sponzor i Bronztë, Eurokoha Sponzor i Bronztë, si dhe plartforma shqiptare në Zvicër Albinfo.ch të cilët na mbështetën si Sponzor Medial.

Pjesë e ngjarjes bamirëse ishte edhe një ankand i qetë me punime të dhuruara nga artistët shqiptarë si: aksesorë nga Arlinda Zylalli, Rromir Imami (rrimphoto), punime argjile nga Dhe by Granita, aksesorë nga Luan Kotori, aksesorë nga Adelina Veseli, dhe fustana nga dizajnerët Fjolla Nila, Valdrin Sahiti dhe Blerina Kllokoqi Rugova. https://aa27d93d4b74dfe784d2239c9229e49b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni I AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata./Telegrafi