Mblidhet komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë

0

Sot për herë të parë do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Mbledhja e parë e këtij komisioni të formuar me kërkesën e PDK-së mbahet me fillim prej orës 11:00, ndërsa në rend ditë do te jetë konstituimi i komisionit dhe diskutim lidhur me aktivitetet e komisionit.

Javë më parë, me 77 vota për, Kuvendi i Kosovës formoi Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, i cili do të ketë 11 anëtarë.

Jepe kerrin që e ki, Auto Mita ta vlerëson disa mijë edhe ta jep një kerr të ri me 0% interes kredi

Deputeti Bedri Hamza, tha se PDK ka paraqitur këtë nismë të rëndësishme ligjore në mënyrë që ngjarjet që kanë ndodhur rreth privatizimit të bëhen publike, të vërtetat e të pathënat, por edhe të eliminohen paragjykimet që janë servuar qytetarëve të Kosovës.

“Kush privatizoi e kush përfitoi nga procesi i privatizimit në Kosovë, me emër e mbiemër të bëhen publike personat fizikë dhe juridikë, të lidhur me politikën, qofshin edhe politikanë, si dhe të specifikohet objekti dhe vlera e privatizimit. Cila është lista e ndërmarrjeve të privatizuara deri më tani, cili është roli i qeverisë ndër vite të privatizimit”, deklaroi ai në seancën e votimit të këtij komisioni. /KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *