Mblidhet Komisioni, shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot mban mbledhjen e radhës.Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet Projektligji për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.Mbledhja e Komisionit pritet të fillojë në ora 10:00.Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.