Mbrëmë në ‘’Abi Çarshia’’interesim i madh për shfaqjen koreografike “EPOSI 3 – Arrnaut Osmani”
Mbrëmë në mjediset e Qendrës tregtare’Abi Çarshia’ është shfaqur shfaqja koreografike, e bazuar në “Eposi I Kreshnikeve”, që padyshim ishte një arritje e madhe për Prizrenin dhe më gjerë. DANCE PRI FEST me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinis e Sportit, si dhe me përkrahjen nga ShKA ‘’AGIMI’’ dhe FIDAF KOSOVA, ka paraqitur para publikut prizrenas shfaqjen koreografike “EPOSI 3 – Arrnaut Osmani” bazuar në këngët epike nga cikli i Eposit te Kreshnikeve. Shfaqja është realizuar duke sjell në skenë 14 pika koreografike, figurat legjendar si :Muji, Halili, Arnaut Osmani, Zanat, Kreshniket etj, si dhe fragmente jetës,në një punim artistik me stilistik dhe dramaturgji te ngjeshur. Ndërtimi i i një shfaqje te till koreografike me te gjitha element artistike, ndodh rrallë tek ne, dhe ky fakt për shikuesit ishte befasia me e madhe dhe vet prezenca e një numri shume t madh shikuesish ishte dëshmia me e mire peë pritjet dhe përshtypjet pozitive nga shfaqja. Në fund të shfaqjes u prezantua edhe ekspozita me piktura nga Ilir Kolgeci, piktura këto të bazuar në etnosin shqiptar. Për shfaqjen janë shpreh koreograf nga Shqipëria si Artan Ibreshimi, solist nga ansambli ‘’Shota’ Besnik Grajqefci e shumë të tjerë kanë dhënë komplimentet e tyre, si dhe kritika artistike rreth shfaqjes. Kjo shfaqje është një arritje e veçantë për Prizrenin e Kosovën .Kështu Prizreni tashmë po bëhet një kryeqendër artistike e ku duhet falënderuar profesionistë siç janë edhe Gëzim Sertollaj e të tjerë /Rtv Besa/. transmeton www .QendraPress.com/