Mbrëmë përfundoi Panairi i lbrit ‘’Prizreni 2024’’
Mbrëmë pas pesë netësh të suksesshme, përfundoi Panairi i librit ‘’Prizreni 2024’’, i cili në vetë pari shkrimtarë, poete e poet nga gjithë hapësira shqiptare, e ku u promovuan. Lidhur me këtë panair Ditar Kabashi, fletë me admirim dhe pohon se sipas mendimit të tij ishte një panair shumë i begatë, sepse edhe kam marrë opinionet e tyre pa dallim të gjithë janë shprehur me plotë gojën se ishin të stërkanaqur edhe me pjesëmarrësit e shkëlqyeshëm që ka Prizreni dhe pastaj vazhdoi. Në panairin e sivjetmë u prezantuan ; Adil Olluri, Roland Spahiu, Qerim Lita, Merita Kuqi, Skender Zogaj, Xhevahir Lleshi, Fjolla Spnaca dhe natën e fundit Engin Noyan dhe Donika Dabishevci kurse pjesëmarrës të këtij Panairi si z, Olluri shkruan.”Shko aty ku të duan, jo ku të ftojnë”- kishte thënë një i mençur. U ndjeva i pranueshëm dhe i dëshirueshëm në mbrëmjen letrare që u organizua për veprën time artistike në Panairin e Librit në qytetin e bukur të Prizrenit. Prania e një numri të lakmueshëm të dashamirësve të artit letrar dhe zgjedhja e një ambienti të jashtëm, platoja te Lumbardhit, më ofronin ngrohtësinë e duhur dhe më “detyronin” t’i them dy fjalë petake, që do të mund të zinin vend në një ngjarje të bukur artistike shkruan ai.