Mbrëmje poetike me poeten brilante:Nexha REÇICA

FLUTUROJ PËRMES TEJE

———————————–

Unë fluturoj përmes teje

dhe tretem atje në pyll

kur ti je me mua

më je një yll.

Unë fluturoj përmes teje

ngjitem atje lartë në qiell

përmbi re jetoj

kap me dorë hënë e diell.

Unë fluturoj përmes teje

shtegtoj dhe në borë e stuhi

mund të bie nga lartë

vetëm kur dorën ma lëshon ti.

N.Reçica nga libri ,, Syri Mister”

/www.qendrapress.com/