Mbrojtje ndërkombëtare për shqiptarët autokton, në shtetin e Serbisë! –;Shkruan:Hisen BERISHA,deputet.
Rrezikun që kisha paralajmëruar, se Serbia planifikon ta bartë zjarrin e luftës në Kosovë gjegjësisht në Veri, kurse në shenjë hakmarrje për zhvillimet atje, do të sulmon shqiptarët autoktone në Kosovën lindore, Sanxhak e gjetiu. Mitingu i katër “S” u organizua me 26 Maj, në Beograd, nga mitingashët e trashëgimtarit të regjimit të vjetër serb, Gebelsit të Milloshevicit, kriminelit Aleksandër Vuciq, i cili shumë shpejtë do të jetë banor i përjetshëm i Tribunalit Special në Hagë, që do krijohet enkas për Serbinë. Tani më, veç i kemi ndërhyrjet e para të regjimit të Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore përkatësisht në Bujanoc. Shqiptarët autokton aty, po diskriminohen njëjtë si nën regjimin e Millosheviçit, nga trashëgimtarët e tij, Vuçiq, Daçiq, cergashi Vulin e tjerë . Atyre, nuk u lejohen as të drejtat elementare njerëzore e kulturore, që garantohen me Konventa Ndërkombëtare dhe demokraci. Në ketë situatë, Kosova dhe Shqipëria, duhet ti drejtohen Bashkësisë Ndërkombëtare, SHBA dhe NATO, për marrjen në mbrojtje të shqiptarëve brenda territorit të Serbisë, si në Kosovën Lindore, etj. derisa sa nuk kanë filluar viktimat e para prej regjimit të Vuçiqit. Ka indikacione të bazuara se njësitë kriminale Wagner dhe kapacitetet ushtarake e paraushtarake të Serbisë, siç ka kërcënuar ditë më parë edhe Presidenti edhe Ministri serb i Mbrojtjes, mund të hakmerren ndaj qytetarëve shqiptar etnik në trojet e tyre, ende nën okupimin serb. NATO/KFOR, si e autorizuar me Rezolutë të KS/OKB, për të garantuar ambient të sigurte në Kosovë e rajon, duhet të jetë në gatishmëri operative me kujdes të shtuar që të veprojnë, jo vetëm ushtarakisht por edhe të prevenoj këto krime me angazhimin politik e diplomatik./www.qendrapress.com/