Mbushet bulevardi, nis protesta e opozitës në Shqipëri 

                                  Është mbushur bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë me protestues të opozitës pasditen e sotme. Ata janë ngritur për një sërë çështjesh që sipas tyre fajtor për to është kryeministri Edi Rama dhe qeverisja e tij.Ndërkohë, foltorja në bulevard është në pritje të folësve, të cilët pritet të jenë 20 persona që do të japin 20 mesazhe të ndryshme. Nga ana tjetër, kryedemokrati Sali Berisha dalë nga selia blu edhe kryedemokrati dhe është duke i drejtuar tashmë protestës në bulevard para kryeministrisë.