Mbyllen katër komuna paralele në Vranisht të Dragashit
Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi vazhdojnë të jenë “motori” i Qeverisë Kurti.
Dy ministrat kanë arritur sot në Dragash në një aksion për të dëshmuar sovranitetin dhe fuqinë e shtetit të Kosovës.“Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues” thuhet në njoftimin e ministrit Krasniqi.njoftojnë mediat