Mbyllen shkollat në Shqipëri, javën e ardhshme kalojnë online
Të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar do të kalojnë në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.Njoftimi erdhi nga ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila shton se po punohet për të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale kushi thekson se ky vendim erdhi për shkak të rënies së theksuar të temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës në pjesën më të madhe të territorit.“Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi”, shkruan ministrja./A2/