Mbylljet gjithmonë kanë ndikim negativ, si në shëndetin mental poashtu edhe per gjendjen ekonomike familjare

0

    Prof.Nafije  Grajçevci Hoti ,mësimdhënëse. Nëse ndodhë ,ndonjë mbyllje e dytë në Kosovë, sa do ta dëmtonte shëndetin mental te qyetarëve.A ka kushte ekonomike që Kosova ta bëjë edhe nje mbyllje tjetër nga virusi?pohon-‘ Mbylljet gjithmonë kanë ndikim negativ, si në shëndetin mental poashtu edhe per gjendjen ekonomike familjare, edhe ashtu të rënduar në familjet kosovare. Po të kthehemi në retrospektivë, në muajin mars të këtij viti, kur edhe ndodhi mbyllja totale në të gjitha institucionet e vendit tonë, shohim se pësuan sidomos bizneset, duke demtuar në radhë të parë familjet vartëse nga puna private. Hiç më mirë nuk e kaluan edhe institucionet arsimore, duke filluar nga ato parashkollore e deri universitare. Mësimi në distancë, edhe pse mundësia e vetme e mundëshme për atë periudhë, megjithate nuk e zëvedëson mësimin fizikë, mësimin në klasë, kur dihet mirëfilli se: aq sa ka nevoje nxënësi për dije po aq ka nevoje për socializim. Kështu njē mbyllje e dytë do ishte fatale në çdo aspekt. Andaj, institucionet tona duhet ta kenë parasysh situaten aktuale para se të vendosin masat e rrepta të mbylljes./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *