Me 31 vota për e 4 kundër, kalon raporti për Kosovën në Komisionin e KiE-së
Kosova ka marrë dritën jeshile në kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE). Ky raport ka kaluar në Komisionin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 31 vota për, 4 kundër e 1 abstenim.Raporti i ish-ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë, aktualisht raportuese për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë që Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave që ta ftojnë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në një postim në Facebook ka bërë të ditur se Kosova e ka kaluar suksesshëm votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE.Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi që ishte komision, shkruan se “ Fitore… Hapi i parë u kry, edhe dy hapa janë dhe kryhet përfundimisht. 31 për, 4 kundër, 1 abstenim”, shkruan Gashi.
Nis shqyrtimi i raportit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës
Ka nisur shqyrtimi i raportit për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka njoftuar faqja zyrtare e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE).