Me ceremoni të lartë zyrtare e prezencë të qytetarëve u bë Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”,

0

            Në  prezencën e shumë  qytetarëve, veteranëve  dhe pjesëtarëve të dala nga  lufta, udhëheqësve politik e  klerit fetar sot,në mënyrë  solemne u bë  Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”,projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës së Prizrenit. Vendosja e shtatores u bë në rrugën “Hasan Prishtina” te rreth rrotullimi afër Stacionit të Autobusëve.Realizimi i kësaj shtatore është bërë me iniciatvën dhe aktivitetin e Shoqatës ‘’Trojet e  Arbërit’’, me kryetar  Nue Oroshi, Ceremoninë e sotme e ka filluar drejtori i administratës  Osman Hajdari, i cili ka folur  për krenarinë që tashmë e ka e ka  Prizreni  dhe  për faktin se busti I Skenderbeut të thuash gjendet  gjithandej në shumë  shtete të  botës, por ai tha se kemi pasur edhe sfida.Në emër të  shoqata te dala nga  lufta  eventin e sotëme  ka përshëndetur  sekretari I OVL Isa Berisha , i cili ka  folur  për këtë  event si një nga eventet e rëndësishme që nderon Prirenin  sikurse që janë nderuar edhe  shtete e  qytete tjera,Historian Nue Oroëshi me këtë rast derisa ka  folur  për  shtatoren  ka  folur edhe  për  jeten dhe veprimtarinë e  njohur  e të madhe të  Skenderbeut.Së fundi kryetari I komunës  së  Prizrenit   ka folur  për këtë  vepër madhore   unikate siç  tha  dhe ka  falenderur edhe skulptorin Sinan Alija, për këtë punë të bërë, Prizreni kështu tashmë   edhe me këtë  shtatore   edhe njëhërë   po themi se priyreni dotë jete  frymëzim për të ardhmen. Pas kësaj  profesori dhe poeti Skender Berisha  recitoi një poezi kushtuar Skenderbeut. Kurse  Bekim Kryeziu me  disa shokë  të tij  në shenjë nderimi për të nderuar  ditën e  flamurit  për shumë pjesëmarrës  ka shpërndarë  dhjëtëra  bluza  me  fotografitë  e çlirimtarëve  që  janë në  Hagë  dhe me motën ‘’Liria ka emër.’’  Në këtë  përurim  prezentuan  Ministri i FSK Anton Çuni  deputetë e Kuvendit të Kosovës  Artan Abrashi,Arbër Rexhaj  pastaj kuvendarë të Kuvendit të  Prizrenit  përfaqësuesë të  shumë  shoqatave dhe  mysafirë nga  Shqipëria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *