Me dhimbje e përjetojnë vdekjen e Samidin Ramadani,mësues e atdhetar

0

Me dhimbje e pranuam lajmin se në moshën 54 vjeçare ka ndërruar jetë Samidin Ramadani, nga lagjia Tusuz dhe nipi i Heroit të Kombit Xhevat Berisha!

Samidin Ramadani ishte veprimtar i palodhshëm i lëvizjes kombëtare dhe bashkëpunëtor i afërt i Xhevatit në përudhën më të rënd për Kosovën, punëtor i përkushtuar në arsimin shqip ku dha edhe kontribut të madh, edhe ne vitet më të vështira gjatë okupimit të Kosovës.

Angazhimi i tij në arsim vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës duke ushtruar viteve të fundit edhe detyrën e drejtorit të shkollës “Xhevat Berisha” në ‘’Tusuz’’, u karakterizua si njeri i urtë dhe me vlera në profesionin e tij!

Do të mbetesh i paharruar Samidin, e përkujtojnë shumë shoke bashkëveprimtar si Zafir Berisha ,dhe mësimdhënës  të Prizrenit/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *