“Me e lavdu UÇK-në, si me sha Presidenten”, zëdhënësi i PDK-së kritikon Vjosa Osmanin
Zëdhënësi i partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, i ka reaguar presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, i cila gjatë ditës tha ndër të tjera se ka qenë pikërisht Hashim Thaçi, ai i cili kishte insistuar më së shumti për krijimin e gjykatës së Hagës.
Ai, Osmanin e ka quajtur një “mini Vetëvendosje”, e ku sipas tij kjo u dëshmua edhe sot.
Abdullahu ka thënë se gjykata Speciale është formuar që të mbrohet UÇK-së nga pretendimet e ngritura. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=68058731&v=2.1&guid=00e7fdb20fb94b8cb8c4058109748144fa626002cb664ebb8a65bc1b9a9281fd
Tutje, ai tha se Osmanit nuk po i largohet armiqësia ndaj Thaçit as tash në një kohë kur ai është në burg.
“E kam thënë vite më parë se Ju Presidente, keni qenë një mini Vetëvendosje. E ridëshmuat edhe sot në konferencën për shtyp se keni mbetur e tillë. A nuk patët asgjë më të rëndësishme sot për çka të flisni por për Gjykatën Speciale. Gjetët kohë mu sot në Konferencën mikpritëse të Kryetarit të Shqipërisë z. Meta ta akuzoni ish Presidentin Thaçi. Pse? Pse nuk ju largohet kjo armiqësi së paku tani kur ai dhe të tjerët me te, janë në burg. Pse dëshironi dhe si duket gjeni kënaqësi politike t’i akuzoni edhe më shumë e t’i rëndoni edhe më tepër atje ku janë”, tha ai.