Me ekipin e QRTK Prizren, si pjesë e Ministrisë së Kulturës, kemi përfunduar me sukses ndërhyrjet emergjente dhe punimet restauruese

Me ekipin e QRTK Prizren, si pjesë e Ministrisë së Kulturës, kemi përfunduar me sukses ndërhyrjet emergjente dhe punimet restauruese/konservuese në “Shtëpinë e Familjes Bërlajolli”, aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje ligjore.

Pas pranimit teknik të punimeve, objekti i restauruar iu dorëzua pronarëve/shfrytëzuesve, të cilët tashmë mbajnë përgjegjësitë ligjore për mirëmbajtjen dhe kujdesin e mëtejshëm, sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore.

Procesi është menaxhuar me përkushtim dhe profesionalizëm, me synimin që ky monument i rëndësishëm të jetë i shfrytëzueshëm nga pronarët dhe brezat që vijnë.