Më i rëndësishëm posti i Presidentit, apo futja e kriminelëve të armatosur serb në teritorin e Republikës!

0

   Pas disa debateve  për  Presidentin Petrit Dibrani  shkruan  se “Ngarendja pas postit të Presidentit, zyrtarët shtetëror po i huton, ndërsa kriminelët serb të armatosur, këtë gjendje në maksimum po e shfrytëzojnë….

Mandati i Presidentit të Republikës, deri në muajin prill 2021, mos ngarendni mos vraponi, ju zyrtarë të shtetit, keni mjaft kohë edhe për postin e Presidentit.

Kriminelët e armatosur serb, po vazhdojnë me avaziin e vjetër, futen në fshatrat e Republikës, frikësojnë qytetarët dhe qëllimi i tyre shekullor dihet, ata duan që banorët shqiptarët për rreth brezit kufitar, trojet e tyre ti lëshojnë dhe vendin tonë ta uzurpojnë dhe ta coptojnë.

Me këta zyrtarë shtetëror, që vetëm pas posteve vrapojnë, kriminelët serb janë të lirë, banorët shqiptar, ti frikësojn dhe nga trojet e tyre ti dëbojn!…

Me ju zyrtarë, të subjekteve politike dhe të shtetit, që vraponi pas postit të Presidentit, qytetarët duhet, me votë t’ju ndëshkojnë dhe nga skena politike t’ju largojnë!…’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *