Me këtë rishikim, buxhetit të Kosovës i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, me shtatë vota pro dhe një abstenim, miratoi në raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Me këtë rishikim, buxhetit të Kosovës i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.
Në seancën e së enjtes në Kuvend, pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2022.
Mbledhja e Komisionit është duke vazhduar