Me maska,vazhdohet ndryshon ora policore………
Tani më në takimin e Qeverisë të mbajtur sotm, e premte, lidhur për masat anti-Covid. Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët ka diskutuar masat anti-Covid. Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm dy kryetarë komunash, pasi MSH-ja nuk ka njoftuar me kohë për takimin e sotëm. Ai ka deklaruar se komunat kanë propozuar që të hiqet ora policore dhe maska kur një person është i vetëm në ambient të jashtëm, por kjo nuk është miratuar nga MSh-ja. Ibrahimi bëri të ditur se do të ketë ndryshime sa i përket lirisë së lëvizjes dhe orarit të gastronomisë. “Takimi ishte informues, jo koordinues. Kanë marrë pjesë vetëm kryetari i Mamushës dhe Suharekës. Ora policore do të jetë nga ora 00:00-05:00, ndërkaq orari i gastronomisë do të zgjatet deri në orën 23:00”, ka deklaruar Ibrahimi. Ai tha se në takimin e sotëm AKK-ja ka paraqitur edhe listën e shteteve në të cilat nuk ka orë policore dhe maskat nuk janë të obligueshme në ambiente të jashtme, por që nuk është marrë parasysh nga Gexha-Bunjaku. Masat e diskutuara sot, pritet të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës