Me nderime të larta sot, u varros në varrezat e martirëve në Prizren atdhetari Ismet Thaçi
Dje, ishte lajm shumë i hidhur dhe shokues për vdekjen veprimtarit të çështjes kombëtare Ismet Thaçi , njeriu i cili i dha shume proceseve për lirin e Kosovës, si veprimtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, mbështetës dhe financues i luftës se UÇK-se në Zvicër Familja e Ismet Thaçit ishte dhe mbeten një familja atdhetare . Ata sistemi i Serbisë si familje i persekutoi qe nga vitet 1982,me burgosjen e vëllait te Ismetit; Ali Thaçi,nipat Remzi Ademaj /Ko,mandat Petritin ,Avdullah Bobaj,Muharrem Bobaj,djali i axhës Ibrahim Thaçi .Aliu dënua si studentë 3 vite e gjysmë. Ismet Thaçi si veprimtar i Çështjes Kombëtare vazhdoi aktivitetin e në Zvicër në Lëvizjen për Republikën e Kosovës,ishte pjesëmarrës në demonstrata e protesta që nga vitet 1982,në shtetet e Perëndimit. Kontribut të madh ka dhënë edhe në financimin e UÇK-së,Fondi ‘’Vendlindja Thërret’’ Sot, me rastin ceremonisë së varrimit të këtij atdhetari Isa Berisha, në emër te familjes dhe bashkëveprimtarisë të përbashkët tha ‘’ Ismeti ishte bashkëveprimtarë i hershëm me ; Zafri Berishën, Ibrahim Thaçin, Nazim Pula, Sejdi Gega, Azem Syla , Adem Grabovci e të tjerë. Pastaj tha se shtëpia e Ismetit ishte strehë e të gjitha aktviteteve atdhetare siç ishte për:Komandat Remzi Ademaj,tani hero Xhevat Berisha tani hero, Myrsel Osmani , Xhemshit Krasniqi, Isa Berisha e Skënder Hazeraj, ai do të mbetet njëra nga figurat emblematike të lirisë së Kosovës .. tha veç tjerash Isa Berisha Në varrimin e Ismet Thaçit, morën pjesë shumë ish luftëtarë të lirisë bashkëveprimtar e familjar. Ismeti nga sot, do të prehet në varrezat e qytetit në Prizren tek martirët e ‘’Lagjes së trimave’’kurse vepra e tij do të bashkëjetojë shumë gjatë në kujtesën tonë u tha nga pjesëmarrës të shumtë sot.Bottom of Form