Më në fund, Putini ia uron fitoren Bidenit

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të martën ia uroi fitoren në zgjedhjet presidenciale Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.


Urimin zyrtar e bëri të ditur vetë Kremlini, ndërsa ai erdhi pasi Kolegji Zgjedhor zyrtarisht votoi me shumicë votash për presidencën e Bidenit, shkruan Reuters,

Kremlini më parë kishte deklaruar se do ta presë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve para se ta komentojë rezultatin, ndonëse liderët e shumë vendeve tjera e kanë uruar Bidenin vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.

“Sa më përket mua, jam i gatshëm për ndërveprim dhe kontakt me ju”, citohet t’i jetë drejtuar Putini Bidenit në deklaratë.

“Putini ia dëshiroi presidentit të zgjedhur çdo sukses dhe shprehu besim se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, do të mund të ndihmonin vërtet për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të shumta me të cilat po përballet bota, pavarësisht dallimeve të tyre”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Përpos Putinit, edhe presidenti kinez, Xi Jinping, ka ngurruar që t’ia urojë fitoren Bidenit në ditët e para pas zgjedhjeve. Sidoqoftë, lideri kinez ia uroi fitoren presidentit të ri amerikan disa ditë më vonë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *