“Me numra nuk fillon e mbaron demokracia”, vijnë kritikat nga LDK karshi Qeverisë

0

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me vaksinat anti-Covid. Halimi përmes një postimi në Facebook tha se me numra nuk fillon e mbaron demokracia, gjersa shtoi se vlera e saj është shprehja e mendimi i lirë që i garantohet gjithsecilit e në këtë rast, medias.“Derisa, një pushtet që e ka të vërtetën në duar nuk e kërcënon asnjëherë median dhe çdo përpjekje për të trokitur në derë të saj është ndjellje frike e kontroll. E ky synim i tyre vështirë të arrihet”, shkroi ajo.

Postimi i saj i plotë: 

Me numra nuk fillon e mbaron demokracia, vlera e saj është shprehja e mendimi i lirë që i garantohet gjithsecilit e në këtë rast, medias, deri atëherë kur publikimi i një të dhëne nuk e rrezikon jetën e njeriut.
Derisa, një pushtet që e ka të vërtetën në duar nuk e kërcënon asnjëherë median dhe çdo përpjekje për të trokitur në derë të saj është ndjellje frike e kontroll.
E ky synim i tyre vështirë të arrihet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *