Më pak turistë 50 për qind në Brezovicë

0

Shpatet e qendrës më të popullarizuar të skijimit në Kosovë kanë qenë të qeta derisa së fundmi kanë mirëpritur skiatorët në mes të pandemisë së koronavirusit.

Zona e skijimit në Brezovicë është duke pasur 50 përqind më pak turistë, sipas Ljubisa Stojanoviq, kryetar i qendrës së skijimit.Stojanoviq ka thënë se kjo qendër ka qenë e mbyllur që nga marsi i vitit të kaluar kur pandemia goditi Evropës, por që është rihapur janarin e këtij viti.“Nëse vazhdon kështu do të jetë shumë e vështirë”, është shprehur ai, raporton AP.E vendosur në Bjeshkët e Sharrit, rreth 80 kilometra nga jugu u Prishtinës, Brezovica është e populluar me turistë nga Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.Stefana Stankoviq ishte njëra prej atyre që po shijonin shtigjet gjatë së dielës e cila ka thënë se njerëzit duhet “të jenë më të relaksuar” sa i përket pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *