“Më parë e vras Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, Klinaku nuk tërhiqet nga deklarata e tij
Faton Klinaku nga OVL-UÇK nuk është tërhjekur nga deklarata e tij ku përmend vrasjen e Kurtit. Ai mbrëmë e ka përsëritur sërish deklaratën e tij, se më përpara e “vret Albin Kurtin” sesa që e lëshon Kosovën. Deklaratën e përsëriti pas publikimit të postimit të tij nëpër media. “Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë! Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, shkruan Klinaku në postimin e dytë.